Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Firot e mesjavës, ja si pritet të jetë formacioni i Flamurtarit (Skema)

Shkruar nga NEWSPORT
Firot e mesjavës, ja si pritet të jetë formacioni i Flamurtarit

Largimi i Albi Allës dhe Agustin Torassa pritet të shkaktojë një gropë të madhe te Flamurtari.

Dy futbollistët u transferuan në kampionatin kinez të futbollit vetëm disa ditë para derbit me Partizanin, duke shkaktuar jo pak probleme në organikën e Ilir Dajës. Tekniku pritet të afrojë në skuadër edhe element të rëndësishëm nga skuadra e moshave në Vlorë, ku nuk përjashtohen as eksperimentet.

Fillimisht, Daja do të lëviz taktikën, ku pritet të dal me një 4-3-3 të pastër. Me Allën e Torassa, Daja preferonte skemën 4-2-3-1, por duket se kjo taktikë do të zhduket. Ndërkohë, formacioni ideal i Dajës pritet të jetë: Koliçi në portë, Liçaj, Kotobelli, Veliu, Polozhani në mbrojtje, Batha, Mustafa e Rrapaj në mesfushë, ndërkohë që sulmi pritet t'i besohet Musta dhe Kale në mbështetje të sulmuesit të vetëm, Andi Ribaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga