Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Finalja, për francezët shanset janë “50 me 50”

Shkruar nga NEWSPORT

Franca do të luajë të enjten kundër Gjermanisë ndeshjen gjysmëfinale për finalet e Europianit, ndërsa e sheh këtë sfidë të vështirë në krahasim me takimet që ka zhvilluar deri në mbërritjen e saj në këtë fazë. Për Mousa Sissoko, i cili ka zëvendësuar N’Golo Kante, shanset janë të barabarta për kualifikim. Nuk sheh të arsyeshme të flasë për aktivizimin e tij, por për kualifikimin. Ai tregohet i gatshëm nëse trajneri e thërret në aksion, ndërsa beson te kalimi në finale.

franca“Për mua nuk është e rëndësishme nëse luaj apo jo. Jam këtu për të ndihmuar skuadrën në momentin që trajneri do të më thërrasë në aksion. Ne e dimë që ndaj Gjermanisë do të jetë një ndeshje e vështirë sepse ata janë kampionët në fuqi të Botës. Gjithsesi ne do të luajmë në shtëpinë tonë dhe përpara publikut fantastik që do të jetë i pranishëm në stadiumin  Velodrome. Besoj se i kemi të gjitha armët për ti mposhtur gjermanët dhe për të kaluar në finalen e madhe të Europianit”.

https://www.youtube.com/watch?v=6H54UqTOY9s

“Duhet të tregohemi të vëmendshëm gjatë gjithë 90 minutëshit madje edhe në shtesë nëse do të jetë nevoja. Është normale që në minutat e fundit të realizohen më shumë gola gjatë një ndeshjeje futbolli sepse lojtarët janë të lodhur. Ndaj Islandës ne e nisëm shumë mirë ndeshjen dhe të njëjtën gjë do të përpiqemi të bëjmë edhe ndaj Gjermanisë, me ndryshimin që të ruhemi deri në fund për të mos pësuar gol. Nuk e kemi harruar humbjen që pësuam në cerekfinalet e Kupës së Botës ndaj tyre, dhe do të kërkojë në një farë mënyre të hakmerremi. Gjithsesi Gjermania është një skuadër shumë e fortë dhe unë mendoj se shanset për kualfikim janë 50 me 50”.

Tags:

EURO 2016

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga