
Teuta pritet të ketë gati kapitenin Arapi për sfidën me Partizanin. Mëngjarashi dy ndeshjet e fundit nuk ka qenë gati për Edi Martinin, teksa një dëmtim e ka mbajtur jashtë grupit në fazën finale të sezonit. Duket se dëmtimi është lënë pas, me Renato Arapin që duket mbështetja më e madhe e durrsakëve në garën për titullin.
Kapiteni ka luajtur 36 ndeshje me Teutën këtë edicion, duke qenë lojtari që ka marrë më shumë minuta në fushë në të gjitha kompeticionet. Duket se lëndimi është lënë pas, me sfidën e së hënës që do luhet në 17:00 në "Niko Dovana".
Poll