
Tifozët e Romës nuk do të jenë vetëm në Tiranë! Klubi romak ka njoftuar se plot 50 mijë bileta janë shitur në stadiumin e tyre, “Stadio Olimpico”, janë shitur. Të gjithë tifozët e Romës që nuk kishin mundësi të udhëtonin drejt Tiranës, do ta ndjekin sfidën nga ekranet e mëdha të “Olimpico”.
“Plot 50 mijë zemra verdhekuqe do të rrahin fort në “Olimpico”. Dyert e stadiumit do të hapen në orën 18:30”, njoftoi klubi romak.
Finalja e madhe e UEFA Conference League do të luhet në orën 21:00, në stadiumin tonë kombëtar, “Air Albania”. Edhe biletat e ndeshjes finale, janë shitur të gjitha, brenda pak minutash.
🟨 SOLD OUT 🟥
— AS Roma (@OfficialASRoma) May 25, 2022
🏟️ All'Olimpico questa sera batteranno 50.000 cuori giallorossi! 🔥
🟨 DAJE ROMA DAJE! 🟥
Cancelli aperti dalle 18:30
📄 https://t.co/SBnNJWbEyi#UECLfinal pic.twitter.com/luJMxqNjmH