
Interi siguroi një biletë për në finalen e Stambollit, teksa me Manchester Cityn do të bëjnë llogaritë e trofeut të Champions League. Zikaltërtit janë më të motivuar se kurrë për t’a mbyllur siç duhet këtë sezon në Champions, ndërsa në gjysmëfinale eleminuan rivalin e përjetshëm të tyre, Milan.
Ish-lojtari zikaltër dhe ish-trajneri i Tiranës në kampionatin shqiptar, Ze Maria ka folur për këtë arritje, ndërsa ka theksuar se finalja do të jetë unike.
“Interi luajti dy ndeshje të mira në derbi, e para e bukur dhe e dyta e vuajtur, por në fund fitoi dhe arrin në finale me një moral shumë të lartë. Finalja do të jetë një ndeshje unike në të cilën lojtarët e dinë se duhet të japin shumë më tepër se zakonisht dhe shpresojmë që të mund të përsërisin atë që ndodhi me Mourinhon disa vite më parë. Lojtarët janë vënë në dispozicion për të arritur një qëllim shumë të rëndësishëm”, ka theksuar Ze Maria.