Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Final Four e doja edhe kur humbisja”, Edi Martini pas fitores: Bëmë detyrën, Teuta s’ka dallim nga Partizani

Shkruar nga NEWSPORT
“Final Four e doja edhe kur humbisja”, Edi Martini pas fitores:

Ndeshja mes Teutës dhe Partizanit e vlefshme për javën e 28-të të “Abissnet Superiore”, u mbyll me fitoren e durrsakëve. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi me triumfin 1-0 të vendasve. Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV, foli trajneri i Teutës, Edi Martini.

“Ishte shumë e rëndësishme si fitore, sidomos pas eleminimit në Kupë. Ekipi ishte në gjendje jo të mirë mentale pasi ndeshja ndaj Tiranës ishte e pafalshme. Jemi stërvitur mirë, Partizanin e kishim vlerësuar maksimalisht. Shumë e rëndësishme kjo fitore.

Nuk dua të them që mendojmë për lart, jemi me këmbë në tokë. Kemi ndeshjen e rradhës me Tiranën, pastaj me DInamon. Mund të fitonim me Partizanin në ndeshjen e parë, hap pas hapi me djemtë të ecim e të bëjmë gjithçka për të arritur sa më mirë në fund.

Edhe kur humbisja thoja që e tentojmë katërshen. Nuk dua t’i vë në presion djemtë, e mbaj për vete. Ata të luajnë qetë në fushë dhe pretendimet rriten. Sot bëmë detyrën pasi nuk shoh asnjë dallim nga Teuta ime dhe Partizani", u shpreh Edi Martini

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga