Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Lewandowski më i miri për të dytën herë radhazi, 2 çmime për Chelsean, shpërblehet Lamela (FIFA THE BEST)

Shkruar nga NEWSPORT

Në Zyrih u mbajt ceromonia e “FIFA The Best”, ku u shpërndanë disa çmime. Lojtari më i mirë u shpall Robert Lewandowski, për të dytin vit radhazi. Polaku ka qënë vendimtar me Bayernin, duke shënuar gola të rëndësishëm në kampionat po edhe Europë. Ai mposhti Messin dhe Salah.

Portieri më i mirë u cilësua Mendy i Chelseat. “Gardiani” i njohur ka kaluar një vit të mrekullueshëm, teksa falë pritjeve të tij, blutë fituan Champions League.

Trofetë personal për te londinezët nuk kanë përfunduar këtu, pasi trajneri më i mirë është Tuchel. Tekniku gjerman ia ka dalë të imponojë lojën e tij te skuadra dhe suksesi ka qënë i madh.

Goli më i bukur është ai i Erik Lamelas. Sulmuesi i Tottenham do shënonte me finte në derbin e Londrës ndaj Arsenal, duke mahnitur të gjithë.

Formacioni më i mirë nuk ka shumë surpriza. Në sulm ka emra si Haaland, Messi, Ronaldo dhe Leëa. Në mesfushë ka emra si Kante apo edhe de Bruyne. Në mbrojtje është Dias, Bonnucci dhe Alaba. Në portë qëndron Donnarumma.

Çmimet:

Lojtari më i mirë: Lewandowski

Lojtarja më e mirë: Putellas

Portieri më i mirë: Mendy

Trajneri më i mirë: Tuchel

Goli më i bukur: Lamela

Fair Play: Stafi i Danimarkës pasi i shpëtoi jetën Eriksen.

Formacioni më i mirë:

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga