Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Thomas Tuchel nuk pyet për emra, trajneri i Anglisë “trondit” yllin e ekipit: Mund të MOS jetë në Botëror!

Shkruar nga NEWSPORT
Thomas Tuchel nuk pyet për emra, trajneri i Anglisë
Thomas Tuchel

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel e ka thënë troç së fundmi se nuk pyet për emra, por do të marrë në kombëtare ata që e meritojnë. Ai që mund ta pësojë, është Phil Foden, për të cilin, tekniku gjerman thotë se nuk e ka të sigurt Botërorin.

“Ka dhënë gjithçka, është i shkëlqyer në grumbullim, por shfaq vështirësi ta tregojë në fushë. Asgjë nuk garanton që do të jetë në Botëror”, është shprehur trajneri Thomas Tuchel.

Vlen të përmendet se rendimenti i 25-vjeçarit ka rënë ndjeshëm. Këtë sezon ka luajtur në 41 ndeshje, në të cilat ka shënuar 10 gola e ka asistuar në 5 të tjerë. Ndërsa me përfaqësuesen e “3 Luanëve”, ka 49 ndeshje dhe 4 gola.

Poll

Lexo gjithashtu