
Ekipet ukrainase u penalizuan nga vendimet e FIFA për luftën në Ukrainë. Lojtarëve të huaj ju dha e drejta të largoheshin falas duke lënë ekipet si Shakhtar apo Dynamo Kyiv të përgjysmuar. Për ketë çështje, ish-kaptieni i Shakhtar tashmë drejtor sportiv, Darijo Srna, ka folur në një intervistë për Marca.
“UEFA na ndihmojë me sa mundi ndërsa FIFA na shkatërroi si klub. Nuk na ka mbrojtur në asnjë moment. Kemi 14 lojtarë të hauj me vlerë 150-200 milionë euro dhe FIFA na i largoi pa asnjë cent. Nëse do të ishte Barcelona apo Real Madrid në këtë situatë jam i sigurt që nuk do veprohej kështu. I ftoj zyrtarët e FIFA të vijnë në Ukrainë e të jetojnë si ne mes bombave e sirenave.”- deklaroi Srna.
Poll