Klubi i Romës njoftoi pak çaste më parë se plot 50 mijë tifozë do e ndjekin sfidën nga “Stadio Olimipico”, në ekranet e mëdha që janë vendosur në dispozicion për të parë finalen e madhe kundër Feyenoord, që do të luhet në Tiranë.
Klubi i Feyenoord nuk ka vonuar dhe ka treguar se po e rivalizon Romën hap pas hapi. Faqja zyrtare e klubit holandez njoftoi se plot 48 mijë bileta janë shitur në stadiumin “De Kuip”.
LEXO EDHE: Finalja e madhe e Conference League, plot 50 mijë tifozë në “Olimpico”
Finalja e madhe e UEFA Conference League mes Romës dhe Feyenoord, do të luhet mbrëmjen e sotme në orën 21:00, në stadiumin tonë kombëtar, Air Albania.

Poll