Festojnë 18-vjetorin e themelimit, Tirona Fanatics: Qëndrojmë të fortë dhe vetvetja, zotohemi gjithmonë krah TIRONËS
Shkruar nga NEWSPORT
Sot është një ditë e veçantë për të gjithë tifozët e Tiranës. Në fakt për tifogrupin më të zjarrtë të bardhebluve.
Tirona Fanatics ditën e sotme feston 18-vjetorin e themelimit të tyre. Një postim emocionues në rrjetet sociale si të “Parët dhe të Vetmit”.
Në këtë ditë të shënuar ata betohen se do të jenë krah Tironës gjthmonë dhe kurdoherë, teksa janë krenarë për 18-vitet që kanë mbështetur ekipin në çdo cep të Shqipërisë.
“Sot, Fanatics mbushin 18 vite!Plot 18 vite mbushen sot qe nga data 8 janar 2006 ku themelet e mentalitetit te papare ndonjehere me pare ne Shqiptari u hodhen per te prire tashme te vetem rrymen e mentalitetin e plote ULTRAS ne Shqiptari.Aq sa e veshtire eshte te gjesh dike qe e ben si ne akoma me e veshtire eshte te gjesh fjalet per ta perkshruar krenarine e te qenurit FANATICS.Historia eshte gdhendur ne ar...Ne, ata qe mbushem stadiume e transferta plot e perplot duke i treguar Shqiperise se cfare do te thote te mbeshtetesh ekipin pa kushte kurdo dhe kudo ishim po ata qe duke u perballur me represionin sistematik mbushem dhe dhoma te paraburgimit padrejtesisht!E pertej cdo gjeje sot, ne qendrojme aty duke vazhduar me te forte se kurre e duke prire ne menyre ABSOLUTE tifoskenen e varfer Shqiptare duke qene gjithmone dhe vetem ne gare me vetveten!18 vite shenuar me emocione nga me te ndryshmet e me te fortat, mbushur plot me histori e suksese te panumerta perkrahe ekipit me te mire ne bote!Zotohemi se gjithmone do te jemi krahe TIRONES duke kenduar e mbeshtetur per te pa kushte e pertej gjithckaje...Sot jemi 18 vjet krenar se qenuri gjithmone dhe kudo TE PARET E TE VETMIT!TF06 , 8 Janar 2024”, kanë shkruar tifogrupi bardheblu.