Pavarësisht kohës së zymtë të këtyre ditëv të fundit, në Rrogozhinë është “diell”. Kjo sepse skuadra e qytetit ka arritur një sukses historik teks apër herë të parë do të jenë pjesë e finales së Kupës së Shqipërisë përballë Tiranës dhe do të kenë mundësinë e artë të sjellin një trofe në qytetin e vogël të tyre.
[caption id="attachment_692370" align="alignnone" width="254"] Alesandro Kacbufi[/caption]
Një atmosferë tejet pozitive që për t’ja shtuar akoma gëzimin, shkak bëhet lojtari i ekipit, Alesandro Kacbufi. Qendërmbrojtësi feston ditën e sotme ditëlindjen dhe mbush 22 vjeç. Urimet nga shokët e ekipit nuk mungojnë dhe e gjithë skuadra po vijon përgatitjet në një atmosferë të këndshme.
Kacbufi ka luajtur 23 ndeshje këtë sezon mes Kupës dhe kampionatit ndërsa Egnatia të mërkurën e 17 majit sfidon Kastriotin në transfertë në orën 15:00.