
Partizani arriti të fitonte sot 1-0 në transfertë kundër Laçit, ndeshje e vlefshme për javën e 11-të të Superiores. Të kuqtë e drejtuar nga trajneri Arbër Abilaliaj ia dolën sërish në “limite” duke marrë 3 pikë mjaft të vlefshme.
Taipi ishte ai që realizoi, teksa në fund nuk kurseu as festën para publikut të kuq në stadiumin e Laçit. Ai mori topin dhe e futi poshtë fanelës, për të treguar se bashkëshortja e tij është në pritje të ëmbël.
Gjithashtu përmes gjestikulacionit bëri një zemër pikërisht për bashkëshorten e tij.
Poll