Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

"Ferguson, vetëm ky ustai i vjetër i bën derman anglezëve", Gert ÇARÇANI ngacmon gazetarin e kronikës: E nxorre kokën, kishe 48 orë i fshehur (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT


Fitorja e Italisë në EURO 2020 ka nxitur reagime të shumta në vendin tonë. Axurrët mposhtën me penallti Anglinë, në një sfidë ku emocionet ishin ato që udhëhoqën përgjatë gjithë takimit. Ngacmimet mes tifozëve kundërshtarë janë të shumta e kështu ndodh edhe me Gerti Çarçanin e Artan Hoxhën.

Moderatori i njohur sportiv ngacmon gazetarin e kronikës në një foto të postuar nga ky i fundit në rrjetet sociale duke kujtuar të madhin Alex Ferguson. Sipas tij, vetëm legjenda e pankinës së United do të mund të bënte siç duhet përfaqësuesen e "Tre Luanëve".

"Sir ALEX FERGUSON... Vetëm ky "ustai" i vjetër mund t'u bënte derman këtyre anglezëve të rinj", shkruan Hoxha ilustruar me foton e trajnerit të njohur. Pikërisht në këtë postim vjen dhe ngacmimi i Çarcanit që komenton: "E nxore kokën ti. (Qesh) Kishe 48 orë "zi". E mo mos u mërzit. Vjen Katari shpejt", përfundon ai.

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga