Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Ferencvarosh-Partizani/ Nuk mjaftojnë 90 minuta, luhet koha shtesë

Shkruar nga NEWSPORT
Ferencvarosh-Partizani/ Nuk mjaftojnë 90 minuta, luhet koha shtesë

Partizani po luan kundër Ferencvaroshit, takim i vlefshëm për raundin e dytë eliminator të Champions League. Pjesa e parë filloi vrullshëm për të dy skuadrat, të cilat studionin njëra-tjetrën në mesfushë. Në minutën e 13 qendërmbrojtësi i Partizanit, Gëzim Krasniqi, bëri një ndërhyrje të gabuar brenda zonës, duke shkaktuar 11-metërsh në favor të hungarezve. Ekzekutimin e këtij 11-metërshi e merr përsipër Gera, ku nuk gabon dhe e çon topin në aty ku portieri Hoxha e ka të pamundur ta arrijë. Pjesa tjetër e lojës është e njëjtë për të dy ekipet. Partizani ka një mundësi të artë për shënim me Ekuban, por sfera përfundon ngjitur me shtyllën pingule të portierit mik. Të kuqtë duken këmbëngulës dhe në minutën e 41 vjen gëzimi i madh për skuadrën shqiptare. Pas një topi të harkuar në zonën kundështare Housing gabon duke e çuar topin në portën e tij. Kështu mbyllet kjo pjesë e parë, me një Partizan premtues.

Pjesa e dytë fillon me të njëjtin si e para. Skuadrat kërkojnë më shumë të mbrohen se sa të sulmojnë. Partizani ka disa raste por pamundur t'i shfrytëzojnë si duhet. Hungarezët e Ferencvaroshit kërkojnë të mbyllin takimin brenda 90 minutave, por Hoxha është në ditën e tij sot. Takimi shkon dalëngadalë drejt përfundimit të ndeshjes, teksa Sormani përdor dhe kartën e fundit duke hedhur në fushë Bardhin në vend të Filit. Skuadra e kuqe është kthyer në gjysmëfushën e saj, ku duket që kërkon të ruajë këtë rezultat për të shkuar në kohë shtesë. Dhe kështu ndodh, ndeshja shkon në kohën shtesë

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga