
Sot do të nisë turneu i Ligës Europiane për volejbollin e femrave. Ky turni është planifikuar në Durrës, ndërsa do të zhvillohen takimet e grupit A, ku bën pjesë Shqipëria. Takimet do të zhvillohen për tri ditë radhazi në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës, teksa mësohet se ekipet si: Poloni, Sllovaki, Bjellorusi, kanë mbërritur dje në qytetin bregdetar.
Në tri përballjet e para Shqipëria bëri një paraqitje të mirë, duke u mundur 3-1 me Poloninë e Sllovakinë, ndërsa me Bjellorusinë kombëtarja humbi 3-2. Shqipëria ka vetëm 1 pikë, të cilët e ka marrë në turneun e parë, ndërsa pret që në takimet që do të luhen në Durrës të grumbullojë më tepër. Shpresohet që ekipi të marrë pjesë edhe në fazën finale.
Ndeshjet e para luhen sot pasdite, ku Sllovakia do të përballet me Bjellorusinë nëora, ndërsa Shqipëria me Poloninë në ora 18:00.
17 qershor
Sllovaki – Bjellorusi, ora 15:00
Shqipëri – Poloni, ora 18:00
18 qershor
Bjellorusi – Poloni, ora 15:00
Sllovaki – Shqipëri, ora 18:00
19 qershor
Poloni – Sllovaki, ora 15:00
Bjellorusi – Shqipëri, ora 18:00