
Futbolli është më shumë se një lojë dhe kjo vërtetohet edhe në rastin e tragjedisë që ka kapluar prej ditësh Shqipërinë. Tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, la pas 51 viktima dhe mbi 950 të lënduar. Urdhri i Psikologut tregon një rast të veçantë dhe prekës, kur në 28 nëntor vogëlushi që i shpëtoi tërmetit dhe ndodhet në Spitalin e Traumës, ka shprehur dëshirën që të takojë idhudhin e tij, futbollistin Armando Sadiku.
Të vënë menjëherë në lëvizje, ata e kanë plotësuar në një formë dëshirën e djalit. I pamundur fizikisht si pasojë e inpenjimeve, pranë vogëlushit ishte familja e Armandos, që i dhuruan atij dhurata dhe fanëllën e futbollistit. Gjithashtu një shumë të hollash për këtë rast, janë vendosur në dispozicion nga Sadiku. Një gjest i madh në këtë situatë të vështirë, që i riktheu për disa çaste buzëqeshjen vogëlushit.