E ardhmja e Federico Chiesa te Juventusi është në dyshim. Sulmuesi ka një kontratë që skadon në vitin 2025 dhe pa zgjatje në javët e ardhshme lamtumira e tij në verë është më shumë se një mundësi.
Negociatat po vazhdojnë, por për momentin nuk duket të ketë ndonjë përmirësim të madh. Në këtë mënyrë nisin zërat për një të ardhme të mundshme larg Torinos. Gjithashtu për shkak se Juventusi do të përfitonte një shumë të madhe parash nga shitja e tij që do ta ndihmonte ‘Zonjën’ të arrinte objektivat në merkato, me Teun Koopmeiners të Atalantës që mbetet në krye të listës..
La Stampa raporton se të paktën 3 emra të mëdhenj europianë po ndjekin gjurmët e lojtarit. Në Premier League, Liverpool dhe Neëcastle, ndërsa në Gjermani Bayern Munich do të ishte në pritje për të kuptuar më mirë situatën. Këtë sezon, italiani bërë 21 paraqitje në ligë me 6 gola dhe 2 asistime.