Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Federata ultimatum bardhebluve, klubi i Superligës në krizë financiare

Shkruar nga NEWSPORT

Prishtina në Superligën e Kosovës është në vështirësi financiare. Klubi kryesor i futbollit në Dardani ende nuk e ka siguruar qëndrimin në elitë, teksa ka marrë së fundmi edhe një ultimatum nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Mediet në Kosovë bëjnë me dije se drejtuesve i është kërkuar shlyerja e futbollistëve Leotrim Kryeziu dhe Endrit Krasniqi, në të kundër dyshja ka të drejtë të largohet para fundit të sezonit dhe t’i prishet kontrata në mënyrë automatike.

Janë të shumtë lojtarët që kanë bërë padi në FFK për mungesën e pagave te Prishtina. Duket se klubi kryeqytetas në 100 vjetorin e themelimit po kalon një krizë të thellë, duke mos gjetur ende një sponsor.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga