
Agjensitë turistike dhe sportive që janë kujdesur për akomodimin e gjashtë skuadrave shqiptare në Antalia, kanë menduar për të gjitha detajet. Që të luash një miqësore në tokën turke duhet ta zyrtarizosh më parë atë. Ekipet shqiptare pasi kanë gjetur kundërshtar i është dashur të formalizojnë axhendën për këto ndeshje.
Një përfaqësues i agjencisë sportive që merret me koordinimin e ndeshjeve, gjetjen e kundërshtarëve për ekipe të ndryshme, gjetjen e gjyqtarëve në varësi dhe të nivelit të ndeshjeve, ka bërë vizitë në gjashtë klubet shqiptare për të marrë firmat e trajnerëve. Ky formular më pas është depozituar në Federatën Turke të Futbollit për të marrë OK-in për zhvillimin e këtyre takimeve./ Newsport.al