
Sot zhvillohen ndeshjet e rradhës në supërligën e Kosovës, ku do ketë mjaft ndeshje interesante. Në ndeshjet e luajtura dje, surprizat nuk munguan.
FC Ballkani kryesues do ketë një ndeshje mjaft delikate, kundër Vushtrrisë që i duhen pikët për mbijetesën. Feronikeli kërkon ngjitjen në tabelë, me një fitore të mundshme ndaj vendit të fundit që mbahet nga Dukagjini. Vendasit e Feronikelit vijnë në ktë ndeshje pas 2 barazimeve dhe 1 fitore, ndërsa Dukagjinasit numërojnë 3 humbje në 3 ndeshjet e fundit.
Drenica e vendit të 6-të pret në shtëpi Ferizaj-in, në një 90 minutësh që pritet të jetë shumë i luftuar. Vendasit vijnë në ktë ndeshje pas 2 fitoreve dhe 1 barazim në 3 ndeshjet e fundit, ndërsa miqtë pas 2 fitoreve dhe një humbje. Te gjitha ndeshjet zhvillohen në orën 13.00.