
Kukësi nuk ka bërë një sezon të mirë. Verilindorët barazuan sot 2-2 ndaj Tiranës dhe renditen në vendin e 6-të me 36 pikë, ndërsa Europa është puthuajse e pamundur. I ftuar në emisionin "Zona Gol", presidenti i Kukësit, Safet Gjici është shprehur:
Josa? Fati i tij varet nga fundi i sezonit. nuk mund të them që do vazhdojë apo nuk do vazhdojë. Klubi do të bëjë analizë dhe do të shikojë nëse ka qenë apo jo faji i Josës pasi ai nuk ka shumë faji duke qenë se lojtarët nuk i ka marrë ai. Ekipi i Kukësit ka nevojë për përforcime, sidomos në mbrojtje.
Cila mendoni se do të fitojë titullin? "Me aq sa kam parë unë, Partizani e meriton që të fitojë titullin kampion. Nëse fiton PS në zgjedhje do të jetë më mirë se kualifikimi i Kukësit në Europë. Kukësianët duhet të jenë mirënjoës për atë që ka bërë Qeveria si stadiumi, spitali apo edhe aeroportin e ri që hapet këtë javë. Po të mos isha president nderi, Kukësi nuk do të ishte në këtë gjendje tani".
Kur hapet stadiumi? "Deri në muajin gusht stadiumi është i mbyllur dhe sezonin tjetër Kukësi luan në shtëpi. Vitin tjetër do të shikoni një skuadër që do ndërtohet për titullin kampion dhe më pas do kalojmë te akademia e do të ndërtojmë edhe dy fusha për fëmijët".
Barazimi? "Po të kishim shfrytëzuar rastet sot pjesa e parë do ishte mbyllur 3-0. Gjithashtu edhe gjyqtari me atë pozicion jashte loje ndikoi në pjesën e parë. Kukësi është skuadra e parë koeficentin më të madh nga skuadrat shqiptare. Këtë vit shumica e lojtarëve janë të rinj, por ne besuam se kemi marrë lojtarë cilësor. Gega dhe Nexhipi bën merkaton e Kukësit dhe unë kam qenë larg e kjo ka ndikuar. Një skuadër në Shqipëri do menaxhim e do qendruar afër.
Stafi i Kukësit dhe administratori duhet ta kishin bërë më mirë punën e tyre. Ka pasur ndeshje ndaj Tiranës që na është hequr goli. Janë 5 ndeshje që po t'I shikosh janë 15 pikë e bashke më këto pikë që kemi nuk do ishim në këtë vend. Këtë vit jemi goditur më shumë se çdo skuadër tjetër. Vjet kishim skuadrën më të mirë dhe nuk dolëm kampion, arsyet pse e dijnë të gjithë.
"Më ka lodhur më shumë Kukësi si fushatë, por nesër hapim fushatën dhe ia vlen mundimi. Kukësi ka gjithë sezonin që luan jashtë dhe natyrisht e kemi vuajtur shumë këtë gjë. Nuk e kam ndjekur shumë skuadrën pasi e kam deklaruar se jam president nderi.
Kam angazhime më të mëdha se skuadra, por e ndjek kur kam mundësinë. Kukësi nuk ka vuajtur vetëm nga stadiumi, por është goditur edhe nga gjyqtarët si rrallë herë. Në 5 ndeshje I kanë hequr fitoren Kukësit edhe pse nuk dua të justifikoi punën e skuadrës dhe stafit.
Morëm një trajner shumë të mirë si Gega, por virusi e kapi dhe trajnerin e kaloi një traum, e rëndësishme është që e kaloi me sukses. Ne nuk kemi ndërruar shumë trajner pasi vetëm 2 janë ndërruar pasi Hallaçi është pjesë e skuadrës. Nuk mendoj se ka qenë kjo arsyeja që Kukësi ka këto rezultate. Arsyeja më madhore ka qenë stadium edhe ndërrimi i lojtarëve ka ndikuar. Ekipi dhe lojtarët janë aty, jemi në garë për Kupat e Europës është e vështirë, por jo e pamundur pasi na e lejon matematika. Këtë vit përveç stadiumit jemi goditur nga gjyqtarët dhe nuk e di përse.
I kemi denocuar të gjitha rastet e gjyqtarëve që kanë ndikuar në rezultat. Nuk mund të them që janë dashakeqësi pasi nuk kam prova, por janë 5 ndeshja. Edhe sot kishte gabime edhe pse Tirana luajti më mirë. Ndeshjen e kaluar na është mohuar fitorja ndaj Tiranës dhe sot një tjetër rast për gol. Nuk dua të justifikoj lojtarët e ardhur apo stafin për lojtarët që ka sjell. Kukësi nisi të fitonte, por më pas na goditën gjyqtarët. Nuk kam qenë afër tyre siç kam qenë në të kaluarën dhe ndikojnë të gjitha këto. Për pak muaj skuadra kthehet në shtëpi dhe trofeu më I madh për Kukësin është stadium. Në sezonin tjetër ne do të luajmë në shtëpi dhe kjo është trofeu më I madh për tifozët që nuk kanë pasur afër ekipin e zemrës".