Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Fakte të reja nga dhuna barbare, gazetari sportiv publikon foto që fakton fajin e uniformave blu

Shkruar nga NEWSPORT

Në intensitetin e ngjarjeve të djeshme në "Elbasan Arena", ku në sfidën Partizani-Skënderbeu 0-0 u dhunuan tifozët e kuq nga ana e policisë, nuk munguan akuzat dhe kundër-akuzat nga klubi kryeqytetas dhe i Drejtorisë së Policisë së Elbasanit.

Por, një foto-fakt e publikuar nga gazetari sportiv, Jeton Selimi në profilin e tij në Facebook tregon një pjesë të intensitetit të ngjarjes në momentin kur forcat speciale ushtrojnë dhunë ndaj tifozëve të Partizanit. Në foto duket qartë se stolat e tribunës ku ishin vendosur fansat e kuq në "Elbasan Arena" nuk janë të shkulur, ndërsa uniformat blu përdorin gazin lotsjellës në drejtim të njerëzve.

Klubi i Partizanit akuzoi forcat e rendit se ushtruan dhunë barbare në mënyrë të pakuptimtë ndaj tifozëve të kuq, në momentin kur këta të fundit nuk ishin duke bërë asnjë anormale, por po mbështetnin ekipin e tyre në tribunën ku ishin vendosur.

Nga ana e Drejtorisë së Policisë së Elbasanit u bë me dije përmes një njoftimi zyrtar për shtyp se tifozët e Partizanit ishin të dehur, thyen stolat dhe tentuan të futeshin në fushën e lojës.

[caption id="attachment_50056" align="alignnone" width="548"]postimi-i-gazetarit-sportiv-jeton-selimi-ne-facebook Postimi i gazetarit sportiv Jeton Selimi ne Facebook[/caption]

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga