Përfaqësuesja e Kosovës po kalon një periudhë të vështirë teksa rezultatet mungojnë prej një kohe të gjatë tashmë. ‘Brazili i vogël i Ballkanit’ nuk është më dhe kjo skuadër, pavarësisht cilësive të dukshme që ka në grup, nuk po prodhon gjë.
Moderatori i emisionit ‘Dueli Sportiv’, Ndrec Gjonaj, shpeshherë ka kritikuar Federatën dhe trajnerin e Kosovës dhe së fundmi, ka marrë një ‘këshillë’ nga homologu i tij, Gerti Çarçani. Në një postim të Gjonajt, ku shfaqej një sondazh për përgjegjësin e dështimit të Kosovës, Çarçani i drejtohet Gjonajt se kjo frymë nuk është e duhura për të ndihmuar Kosovën, por vetëm për të ngritur debatet në emision.
“Kollaj dhe shume e thjeshte te gozhdosh presidentin. ne fushe nuk luajme ne, as presidenti, por lojtaret! Nje fryme e tille zoti moderator, emisionin do te ta ngreje ne debat, por Kosoven ne fushe nuk do e ndihmoje kurre!”- shkruan Çarçani.