Sulmuesi i West Ham, Michail Antonio është përfshirë në një aksident tragjik. Këtë e ka konfirmuar vetë klubi anglez nga Londra.
Klubi nga ‘East London’ ose pjesa lindore e kryeqytetit britanik ka lëshuar një deklaratë në rrjetet sociale ku thekson se 34 vjeçari, pjesë e ekipit ka pësuar një aksident rrugor. Skuadra shpreh mbështetje për familjen e xhamajkanit dhe shpreson në pasoja të pakta nga kjo ndodhi automobilistike.
Kujtojmë, sulmuesi luan prej kohësh me ‘hammers’ dhe aktivizohet edhe me Kombëtaren nga Karraibet, Xhamajka.
Club Statement
— West Ham United (@WestHam) December 7, 2024
West Ham United can confirm striker Michail Antonio has today been involved in a road traffic accident.
The thoughts and prayers of everyone at the Club are with Michail, his family and friends at this time.
The Club will issue an update in due course. pic.twitter.com/v3ZNyR80fd