Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Siguronte viza false, kush është futbollisti 21-vjeçar që u prangos sot nga Policia e Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
Siguronte viza false, kush është futbollisti 21-vjeçar që
Ilustrim / Yvan Zouzou - Policia

Futbollisti 21-vjeçar, Yvan Zouzou ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme. Dyshohet se i arrestuari sigurinte viza turistike false për shtetasit e huaj. Qëllimi i flasifikimit ka qenë hyrja në Shqipëri e më pas kalimi në Bashkimin Europian.

Sipas njoftimit të policisë, përveç futbollisit po procedohen penalisht edhe dy shtetas të tjerë me inicialet Sh.S, 43 vjeç banues në Tiranë dhe I.B 27 vjeç banues në Gjermani. Të dy këta persona dyshohet se i vinin në ndihmë futbollistit 21-vjeçar.

Kujtojmë që Zouzou luan në kampionatin shqiptar, më saktë në Kategorinë e Dytë të futbollit vendas. 21-vjeçari është pjesë e ekipit të Albanëve.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, operacioni policor i koduar “Viza”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt pagesës.

Ndalohet një 21-vjeçar (futbollist), i cili siguronte viza turistike të falsifikuara, për shtetas të huaj, me qëllim hyrjen në Shqipëri dhe më pas kalimin në mënyrë të paligjshme në vendet e BE-së.

Procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, pasi dyshohet se ndihmonin 21-vjeçarin.

Sekuestrohen 13 viza të dyshuara të falsifikuara, mandate transfertash, dokumente të tjera dhe 2 celularë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve me vendet e BE-së, nëpërmjet tranzitimit në territorin shqiptar, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Viza”.

Gjatë operacionit u ndalua shtetasi Y. Z., 21 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit Sh. S., 43 vjeç, banues në Tiranë, dhe I. B., 27 vjeç, banues në Gjermani.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Y. Z. siguronte viza të dyshuara të falsifikuara, kundrejt pagesës, për shtetas të huaj, kryesisht nga Lindja e Mesme, për të hyrë në Shqipëri, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve me vendet fqinje, për të kaluar më pas në shtetet e tjera të BE-së.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga