Futbolisti japonez nuk dorëzohet lehtë dhe këtë e tregon mosha. Fjala është tek “Mbreti Kazu” ose Kazajuoshi Miura. Ai luian si sulmues në ligat më inferiore të futbollit japonez, por nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli aktiv.
Goleadori “i vjetër” ka rinovuar edhe për 1 vit, duke shtyrë varjen e takave njëherë e përgjithmonë. Ky vendim ka habitur shumë veta, pasi nuk shpjegohet se si ai luan fizikisht sikur të ishte i ri. Plus nga e gjen motivin? Këto janë pyetje që i vijnë në mendje çdokujt prej nesh.
Kazu ka një karrierë të mrekullueshme. Japonezi beson s emudn të thyjeë rekorde dhe të arrijë moshën legjendare prej 60 vjeç në fushën e blertë. Te Yokohama Fc ka marrë pjesë më shumë sezone, nga 2006 deri para 2 vitesh. Numëron një serë rekordesh dhe synon e më shumë në arkivin e tij.