
Skuadra e Tottenham është eleminuar nga FA Cup. Ata u mundën me rezultatin minimal 1-0 nga Sheffield United. Goli i vetëm i sfidës u realizua në minutën e 79 nga Ndiaye, i cili kishte vetëm gjashtë minuta në fushën e lojës.
Kështu londinezët marrin një goditje të fortë në shpresat e tyre për të marrë një titull këtë sezon. Ata janë shumë pikë larg Arsenalit në Premier League dhe janë me një këmbë jashtë Champions League ku u mundën ndeshjen e parë ndaj Milan. Kane u fut në pjesën e dytë sot por pa mundur të ndryshojë fatin e ndeshjes. Skuadra e Sheffield kualifikohet kështu në raundin e gjashtë të FA Cup dhe do të mësojë në ditët në vijim kundërshtarin e rradhës.
Në sfidat e tjera në FA Cup, Southampton u mund nga modestët e Grimbsy 1-2. Burnley fitoi minimalisht 1-0 ndaj Fleetwood dhe vazhdon më tej. Në krye sfidën e sotme për FA Cup Manchester United mundi 3-1 ekipin e West Ham.