Sajti i medias së njohur sportive “Eurosport” ka bërë një analizë të detajuar të taktikave të përdorura në Kampionatin Europian 2016 dhe ndër të tjerat ka përmendur edhe Shqipërinë e De Biazit si një perfeksion taktik.
[caption id="attachment_15840" align="alignleft" width="100%" alt="Eurosport vlerëson Shqipërinë si një perfeksion taktik" style="display:block"] Taktika e përdorur në ndeshjen ndaj Rumanisë nga De Biazi[/caption]
Analiza për ekipin shqiptar sqaron se De Biazi e kishte rreshtuar ekipin fort në mbrojtje nën skemën 4-5-1 me dy mbrojtësa si mesfushorë anësorë. Me anë të kësaj skeme, shkruan “Eurosport”, kuqezinjtë i shkuan shumë pranë kalimit historik të grupeve. Megjithatë ishin cilësitë e paska në sulm ato të cilat e limituan suksesin e Shqipërisë në këtë event ku merrte pjesë për herë të parë.
Sipas “Eurosport”, ishin Hysaj dhe Ajeti ata që ranë më shumë në sy për cilësitë e tyre në 3 ndeshjet e zhvilluara nga kombëtarja shqiptare.