
Me rikthimin te
titulli, Partizanit i duhet të mendojë edhe për Europën. Të kuqtë fituan
titullin pas 26 vitesh dhe kjo i jep të drejtë kryeqytetasve të garojnë në turet
kualifikuese të UEFA Champions League.
Koeficenti i ulët i Kategorisë Superiore nuk është aspak në favor të
Partizanit, që do i nis turet si skuadra jo favorite. E në të tilla kushte kundërshtari
i turit të parë të Champions pritet të jetë shumë i fortë. Një kundërshtar
"BIG" pritet të jetë ai përballë Partizanit, me shortin që ofron
skuadra më me emër në Kontinentin e Vjetër.
Celtic, Bate Borisov, Qarabak, Ludogoretsk, Qarabak, Crvena Zvezda, Rozenborg, Dundalk, AIK dhe Shkëndija e Tetovës janë vetëm
disa nga emrat që mund të vihen përballë Partizanit. Duhet pritur shorti i 18
qershorit për të shuar dilemat. Dueli i parë do të luhet më 9 ose 10 korrik dhe
ai i kthimit një javë më vonë.