
Përfaqësuesja shqiptare e basketbollit luan nesër takimin e fundit të grupit B për fazën paraeliminatore kampionatit europian të vitit 2021 EUROBASKET.
Kuqezinjtë do të mbyllin fazën paracaktuese me Danimarkën në orën 16:30 në pallatin e sportit "Feti Borova".
Përfaqësuesja ndodhet në grupin me Danimarkën dhe Armeninë dhe ka humbur të treja ndeshjet.
Danezët kryesojnë grupin me 6 pikë, por kanë pikavarazh shumë herë më të lartë se Armenia (+46 me +3). Kuqezinjtë kanë bilanc negativ në pikavarazh (-49).
Poll