Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

EURO U-21/ Kosova mposht Izraelin dhe shkon në 3 ndeshje pa humbje, shënon sulmuesi i Dinamo City

Shkruar nga NEWSPORT
EURO U-21/ Kosova mposht Izraelin dhe shkon në 3 ndeshje pa humbje,

Kosova U-21 ka zhvilluar mesditën e sotme ndeshjen e raundit të 6-të të fazës së grupeve në kualifikueset për Euro 2025 për këtë grupmoshë. Dardanët pritën Izraelin në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë dhe ia dolën të fitonin në shtëpi duke i mposhtur me rezultatin 3-1.

Bleron Krasniqi i Schalke 04 i dha startin më të mirë ekipit të tij me një dopietë brenda 10 minutave të para. Nachmani ngushtoi rezultatin në minutën e 24-të, por kaq për pjesën e parë. Në të dytën do të ishte bomberi i Dinamo City në Superiore, Veton Tusha i cili do të shënonte golin e qetësisë i cili vulosi 3 pikët në minutën e 80-të.

Me këtë fitore, Kosova shkon në serinë e 3 ndeshjeve pa humbje dhe mban pozitën e vendit të 3-të me 8 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga