
Të gjithë tifozët shqiptarë presin për të mësuar se cilët do të jenë futbollistët e grumbulkuar nga Sylvinho për në Euro 2024. Por jo vetëmkaq, pasi të gjithë ne kemi kuriozitet për të mësuar edhe listat e kundërshtarëve të kuqezinjve.
Kështu Spanja i ka dhënë fund pritjes dhe ka publikuar listën e lojtarëve. Luis de La Fuente ka lënë jashtë listës Isco-n dhe Ansu Fati-n, ndërsa Pau Cubarsi, Vivia-n Cucurella janë grumbulluar për herë të parë në ndeshje zyrtare të Spanjës, pas miqësoreve të marsit, si dhe Ayoze që grumbullohet për herë të parë nga Kombëtarja kryesore. Gjithashtu jashtë janë edhe Pedro Porro i Tottenham dhe ish-lojtarin e Real Madrid, Miguel Gutiérrez, i cili aktualisht luan me të Gironan.
Kujtojmë se Spanja bën pjesë në grupin B së bashku me Shqipërinë, Italinë dhe Kroacinë. Kuqezinjtë do të duelojnë me spanjollët më 24 qershor në orën 21:00.
