
Italia u eliminua mbrëmjen e djeshme nga Euro 2024. “Axurrët” nuk mundën të kalonin dot Zvicrën, me këto të fundit që triumfuan 2-0.
Pas kësaj disfate që i nxori jashtë Euro 2024 ka folur Luciano Spalletti. Trajneri italian nënvizoi se skuadra e tij nuk ishte në gjendje të bënte më shumë se kaq, ndërsa goli i dytë u “preu” këmbët.
“Ai gol në fillimin e pjesës së dytë na preu këmbët, nuk ishim shumë të mprehtë. Ajo që bëri diferencën është ritmi, ne kishim një ritëm shumë inferior se ata në pjesën e parë. Edhe në lojtarët individualë atje ishte një ritëm tjetër.
Ritmi dhe freskia bëjnë gjithmonë diferencën, unë i ndryshova lojtarët duke i lënë të rikuperohen dhe ndoshta për momentin këtu nuk jemi në gjendje të bëjmë më shumë se kaq.
Kupa e Botës? Një diskutim që do të bëhet më vonë, duhet vazhdimësi dhe sakrifica, në shumë prej nesh nuk kemi qenë shumë të vazhdueshëm”, ka theksuar timonieri i “axurrëve”.