
Angli – Zvicër është një nga duelet më interesante të fazës çerekfinale në Euro 2024. “Tre Luanët” vihen përballë “Helvetëve”, ku do të luftojnë “kokë më kokë” për fitoren që do t’u siguronte gjysmëfinalen.
Kjo ndeshje pritet të jetë spektakolare, teksa në fushë do të zbresë edhe Granit Xhaka. Për këtë sfidë UEFA ka vendosur edhe për arbitrat.
Kryesorë do të jetë Daniele Orsato, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Ciro Carbone dhe Alessandro Giallatini. Gjyqtar i 4 është Daniele Siebert, ndërsa VAR-i i është besuar Massimiliano Irratit.
Kujtojmë që Zvicëe – Gjermani dhe Serbi - Angli janë gjykuar nga Orsato, duele këto të vlefshme për fazën e grupeve. Tashmë italiani do t’i gjykojë sërish zvicerianët dhe anglezët.
