Në pak më shumë se 1 muaj, Kombëtarja e Shqipërisë do të nisë rrugëtimin e saj në Euro 2024, kompeticion në të cilin merr pjesë për herë të dytë në histori.
Shqipëria mori vëmendjen e të gjithëve duke dalë e para në grupin e kualifikuesve. Madje golat e shënuar nga kuqezinjtë bëjnë ende bujë dhe kanë lënë akoma të magjepsur tifozët e futbollit.
Është vetë faqja e “Euro 2024” që ka publikuar 3 nga supergolat e Shqipërisë gjatë kualifikuesve. Golin e Jasir Asanit ndaj Polonisë, atë të Krisjan Asllanit përballë Ishujve Faroe dhe ‘predhën’ e Nedim Bajramit kundër Çekisë në Pragë.
“Këto gola të shënuar nga Shqipëria në kualifikuese”, shkruan Uefa krah video-ve, duke e shoqëruar me flamurin kuqezi dhe një ‘emoji’ perfeksioni.
View this post on Instagram