Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

UEFA thellon skandalin! Dënon me 1 ndeshje Bellingham, por mund ta shlyejë… kur të dojë

Shkruar nga NEWSPORT
UEFA thellon skandalin! Dënon me 1 ndeshje Bellingham, por mund ta
 

UEFA vijon standardin e dyfishtë me njëanshmërinë në vendimet e saj disiplinare. Komisioni i Disiplinës dhe Etikës zbardhi ditën e djeshme vendimet për dy rastet polemike të Merih Demiral dhe Jude Bellingham.

Mbrojtësi i Turqisë u dënua njëjtë si Mirlind Daku me 2 ndeshje pezullim të menjëhershëm për shkak të gjesteve provokuese dhe ofenduese. Autori i 2 golave të fitores ndaj Austrisë bëri me shenjë një simbol nacional turk, “Ujqërit Gri” që është një organizatë luftarake që luftoi për vendin e tij.

Nga ana tjetër, superylli botëror anglez u ‘përkëdhel’ me vetëm një gjobë 20 mijë euro. Pas reagimeve të shumta nga opinioni publik për standardin e dyfishtë, UEFA ndryshoi vendimin ditën e sotme duke e dënuar fenomenin e Real Madrid me 1 ndeshje pezullim.

Ironia e këtij vendimi është se Anglia mund ta zbatojë kur t’i teket qejfi brenda 1 viti e jo menjëherë duke bërë që ai të jetë i gatshëm për të luajtur ndaj Zvicrës, ndryshe nga Demiral apo edhe Daku. Gjobën prej 20 mijë euro, UEFA e ka rritur me 10 mijë të tjera, pra Bellingham i cili paguhet rreth 15 milionë euro në sezon do të ‘ndëshkohet’ me 30 mijë euro gjobë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga