
Granit Xhaka
Zvicra arriti të kalojë me sukses Italinë dhe të kualifikohet për në çerekfinalen e Euro 2024. “Helvetët” triumfuan ndaj “Axurrëve” me shifrat 2-0 dhe në këtë mënyrë eliminojnë italianët nga ky kompeticion.
Granit Xhaka udhëhoqi kështu ekipin e tij drejt një tjetër fitoreje dhe pas kësaj sfide ka reaguar në rrjetet sociale. “Çfarë fitoreje, çfarë ndjenje, çfarë ekipi”, ka shkruar mesfushori në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Zvicra mbrëmjen e sotme do të mësojë edhe kundërshtarin e çerekfinales. Ekipi fitues i çiftit Angli – Sllovaki do të sfidojë “Helvetët”.
View this post on Instagram
Poll