Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

Trajneri i Zvicrës paralajmëron Italinë: Kemi cilësi të mjaftueshme për të fituar

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i Zvicrës paralajmëron Italinë: Kemi cilësi të
Murat Yakin

Zvicra po zhvillon një Europian mjaft të mirë. Pasi mbyllën ne vendin e 2-të fazën e grupeve, në Grupin A së bashku me Gjermaninë, Hungarinë dhe Skocinë, tashmë zvicerianët janë gati për fazën tjetër, aty ku do të luajnë kundër Italisë.

Pikërisht për këtë ndeshje ka folur trajneri i Zvicrës, Murat Yakin. Ky i fundit e vlerëson maksimalisht skuadrën “azurre”, por edhe e paralajmëron duke theksuar se ekipi i tij ka elementë që do t’i rrezikojnë.

Mendon se nuk jeni favoritë?

Në fakt, ne nuk duam të shqetësohemi për skuadrën e Spallettit dhe mendoj se e kundërta është e vërtetë. Italia duhet të shqetësohet për mënyrën se si ne luajmë, duke qenë se gjërat po funksionojnë shumë mirë në kampin tonë.

Çfarë mendimi keni për Italinë?

Italia i nisi dy ndeshjet e para me taktika dhe lojtarë të ndryshëm në krahasim me të tretën, kur zgjodhi një strategji më mbrojtëse duke qenë se kroatët ishin të detyruar që të fitonin. Ata ndërrojnë shumë shpesh mënyrë loje, janë të paparashikueshëm, por ne jemi të pëgatitur nga pikëpamja mendore. Kemi cilësi të mjaftueshme për t’i mbijetuar një ndeshjeje si kjo.

Donnarumma në 3 ndeshjet e para?

Ai është treguar shumë preciz dhe efikas. Kundër Kroacisë, përveç penallistë, ai priti edhe 2-3 topa të tjerë që ishin të pamunudr, por ne kemi elementë që mund ta shqetësojnë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga