
Toni Kroos dëshiron ta mbyllë në mënyrën më të mirë të mundshme karrierën e tij në futbollin e luajtur. Pas triumfit në Champions League në ndeshjen e fundit si futbollist i Real Madrid, mesfushori synon të njëjtën përfundim edhe me Gjermaninë, duke fituar Euro 2024.
“Ne duam të fillojmë Europianin më këmbën e mbarë. Takimi ndaj Skocisë do të jetë shumë i rëndësishëm. Fitorja do të na rrisë moralin dhe frymën mbizotëruese. Precedenti i fundit që e kemi mbyllur një kompeticion madhor pa zhgënjim është e vitit 2016, teksa arritëm deri në gjysmëfinale.
Kanë kaluar shumë vite, por kemi besim se mund të shkojmë akoma më lart. Potenciali është i madh, jemi në gjendje të përballojmë me sukses çdo rival. Duke nisur që nga porta e deri te sulmi kemi shumë alternativa që e kanë treguar veten se çfarë janë të aftë të realizojnë.
Dëshira ime e madhe është ta mbyll eksperiencën te përfaqësuesja si me Realin, duke fituar. E logjikshme se do të jetë e ndërlikuar, por unë kam besim tek ekipi”, tha Kroos.