
Kylian Mbappe
Dueli me Austrinë për Kylian Mbappe nuk shkoi siç duhet. Sulmuesi gjatë një dueli nga fundi i sfidës mori një dëmtim në fytyrë, më saktësisht në humdë.
Mbappe ka thyer hundën dhe diçka të tillë e konfirmon Federata Franceze e Futbollit. Kapiteni i “Gjelave” do të operohet në Dusseldorf.
Kjo i shkakton “dhimbje koke” Didier Deschamps, pasi sulmuesi rrezikon dy sfidat e mbetura të grupit D. Duelin me Holandën do ta luaajnë me 21 qershor, ndërkohë 4 ditë më vonë sfidohen me Poloninë.
Kujtojmë se Franca fitoi 1-0 ndaj Austrisë. Autogoli i Wober do të vendoste fatet e këtij takimi.
Poll