
Sulmuesi i Gjeorgjisë, Georges Mikautadze është padyshim një nga surprizat e këtij Europiani, së bashku më përfaqësuesen e tij. Momentalisht, Mikautadze udhëheq listën e golashënuesve të Euro 2024, me 3 gola të shënuar dhe 1 asistim.
Teksa së fundmi ka folur vetë futbollisti. Ky i fundit është ndalur te merkato, e cila është ndezur menjëherë pas performancave fantastike që ai ka dhuruar. Mikautadze i ka dërguar “mesazh” Napolit në njëfarë mënyre, duke thënë se do i pëlqente të luante në Itali me Kvaratskhelian.
“Merkato? Tani po mendoj vetëm për ndeshjen kundër Spanjës, por sigurisht që do të doja shumë që të luaja në Itali. Unë dhe Kvaratskhelia jemi një çift shumë i mirë, përshtatemi dhe kuptohemi me sy mbyllur me njëri-tjetrin. Ai është forca jonë lëvizëse, pika jonë e referencës”, është shprehur Mikautadze.