Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

EURO 2024

STATISTIKA e veçantë e Euro 2024, shënohen 3 autogola më shumë se sa në Kupën e Botës 2022

Shkruar nga NEWSPORT
STATISTIKA e veçantë e Euro 2024, shënohen 3 autogola më
Rudiger - Gjasula - Wober

Euro 2024 ka nisur vrullshëm. Ekipet po dhurojnë spektakël në fushën e lojës, ndërsa nuk mungojnë rekordet dhe të papriturat. Deri më tani janë zhvilluar 21 ndeshje, teksa janë shënuar “lumë” golash.

Mes tyre ka dhe autogola. Pikërisht këto të fundit janë shënuar më shumë se sa në gjithë turneun e Kupës së Botës 2022. Janë plot 5 autogola, 3 më shumë se në Kupën e Botës. Në Euro 2024 njëri prej tyre mban firmën e Klaus Gjasulës.

Mesfushori i kombëtares shqiptare shënoi autogol në sfidën me Kroacinë, por “Gladiatori” shënoi sërish gol këtë herë në portën e kroatëve, duke “shlyer” gabimin  e tij. 

Përveç Gjasulës autogol ka shënuar edhe Antonio Rudiger në sfidën ndaj Skocisë. Gjithashtu lojtari i Italisë shënoi autogol në sfidën ndaj Spanjës, ndërsa Max Wober do t’i jepte fitoren Francës në duelin kundër Austisë. Autogoli tjetër mban firmën e çekut Robin Hranac, i shënoi në portën e tij në sfidën ndaj Portugalisë.

Mbetet të shihet se çfarë do të sjellin ndjeshjet e ardhshme dhe nëse do të kemi autogola të tjerë apo jo, teksa duhet të zhvillohen deri në fund edhe 30 sfida.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga