Federata Zvicerane e Futbollit ka publikuar ditën e sotme listën e plotë të lojtarëve pjesëmarrës në Kupën e Botës 2026. Është trajneri Murat Yakin, ai që ka vendosur për këto emra.
Bie në sy që “tradhtari” Adrian Bajrami, i cili la Kombëtaren shqiptare për Zvicrën, nuk është në këtë listë. Ndërsa shqiptarë të tjerë që do të marrin pjesë në Botëror janë Ardon Jashari dhe sigurisht Granit Xhaka.
“Gjatë viteve të fundit, kemi zhvilluar një ndjenjë të shkëlqyer bashkimi dhe një frymë fantastike ekipi, dhe po i afrohemi përgatitjeve për Kupën e Botës dhe vetë turneut me një frymë të fortë ekipi.
Prandaj, ishte e rëndësishme për mua dhe stafin tim të mos bënim ndryshime drastike dhe të mbështeteshim te lojtarë të testuar që i njohim dhe i vlerësojmë”, ishin fjalët e trajnerit pas publikimit të listës.
View this post on Instagram
