
Robert Lewandowski
Robert Lewandowski ka pësuar një dëmtim në stërvitje teksa ka këputur bicepsin femoral dhe do të mungojë në ndeshjen e parë përballë Hollandës në Euro 2024. Në Poloni raportohet se po bëjnë gjithçka është e mundur që kapiteni i tyre të jetë i gatshëm në ndeshjen e dytë e në vazhdim.
Një goditje e rëndë për polakët të cilët jo vetëm që po kalojnë një periudhë të vështirë rezultatesh, por po ndëshkohen edhe nga dëmtimet e titullarëve.
Para sulmuesit të Barcelonës ishte një tjetër bomber, Arkadiusz Milik i Juventus që u dëmtua poashtu dhe rrezikon të mbetet jashtë.
Poll