
Gjeorgjia ditën e nesërme do të përballet me Spanjën, sfidë e vlefshme kjo për fazën e 1/8-ave të Euro 2024. Spanja sigurisht është favorite në letër, por gjeorgjianët nuk dorëzohen.
Willy Sagnol në konferencën para kësaj sfide ka theksuar se Spanja është ekipi më i mirë në Euro 2024, por “djemtë” e tij nuk i tremben aspak. Në futboll gjithçka mund të ndodhe dhe ekipi i tij do të tentojë sërish surprizën në këtë turne.
“Nëse mendojmë vetëm për mbrojtjen kundër skuadrave si Portugalia dhe Spanja, do të humbasim. Ne nuk jemi të mirë vetëm në mbrojtje. Ne dimë të përdorim topin dhe kundër Portugalisë kemi pasur disa momente të shkëlqyera. Shpresoj për të njëjtën paraqitje kundër Spanjës.
Spanja ka lojtarë të mëdhenj. Të gjithë luajnë në liga të mëdha dhe ekipe të mëdha. Lamin Yamal dhe Nico Ëilliams janë fantastikë. Kohët e fundit, futbolli ka qenë një ping-pong mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit dhe shfaqja e lojtarëve si ata është e mirë për sportin.
Për mua Rodri është më i miri në botë në pozicionin e tij, por futbolli nuk është një sport individual, është një sport kolektiv. Spanja është një ekip i madh, ashtu si Gjeorgjia.
Spanja nuk pësoi asnjë gol në grupe. Ata janë padyshim skuadra më e mirë në turne. Do t’i vështirësojë gjërat, por nuk mund të them më shumë se kaq. Çdo gjë është ndryshe tani dhe shumë gjëra mund të ndodhin.
Është shumë e lehtë të motivosh lojtarët. Ata as nuk kanë nevojë për mua. Fakti që ata janë këtu në Europian do të thotë se nuk kanë më nevojë për fjalë. Ajo që duhet të bëjmë është të jemi të qetë sepse lojtarët gjeorgjianë janë shumë emocionalë dhe futbollistë. Është racionale Ne duhet të gjejmë zgjidhjen jo këtë problem”, përfundoi Sagnol.