
Portugalia do të luajë përballë Sllovenisë ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Euro 2024. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Deutsche Bank Park”, në Frankfurt, do të startojë në orën 21:00.
Teksa kujtojmë që fituesi i kësaj ndeshje, do të përballet në çerekfinale me Francën, të cilët mposhtën Belgjikën 1-0.
Tashmë dy trajnerët, si Roberto Martinez dhe Matjaz Kek kanë vendosur për lojtarët që do të hedhin në fushë që nga minuta e parë e sfidës. Më poshtë do të njiheni me formacionet zyrtare të ndeshjes Portugali – Slloveni.
FORMACIONET ZYRTARE:
Portugalia (4-3-3-): Costa: Mendes, Pepe, Dias, Cancelo: Vitinh, Palhinha, Fernandes: Leao, Silva, Ronaldo. Trajner: Roberto Martinez
Sllovenia (4-4-2): Oblak, Karnicnik, Drkusic, Bijol, Balkovec: Stojanovic, Gnezda Cerin, Elsnik, Mlakar: Sesko, Sporar. Trajner: Matjaz Kek