Portugali – Francë është një nga sfidat çerekfinale të Euro 2024. Duel ky që do të luhet ditën e nesërme në orën 21:00 në stadiumin “Volksparkstadion” në Hamburg.
Një përballje ‘titanësh’ mund ta konsiderojmë pasi vihen përballë dy ekipe pretendente për të triumfuar në këtë turne. Gjithashtu ritakohen sërish mes tyre Cristiano Ronaldo dhe Kylian Mbappe.
Të dy kapitenët kërkojnë fitoren për kualifikimin për në gjysmëfinale. Një duel me një rëndësi të madhe, teksa dhe UEF aka caktuar arbitrat që do të vendosin drejtësi.
Kështu kjo përballje i është besuar Michael Oliver. Anglezi do të ndihmohet nga Stuart Burt dhe Dan Cook. Gjyqtar i katër do të jetë Szymon Marciniak, ndërsa në VAR do të jetë Pol Van Boekel.
Kujtojmë se Oliver ishte protagonist në sfidën e rivalë të Shqipërisë. Angleze ka gjykuar sfidën mes Spanjës dhe Kroacisë në Euro 2024, takim që u fitua 3-0 nga spanjollët.