Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

Portugalia ul në stol Leaon, një mungesë për Francën/ Formacionet e mundshme

Shkruar nga NEWSPORT
Portugalia ul në stol Leaon, një mungesë për Francën/
Portugali - France

Në mbrëmje, një sfidë e kalibrit elitar vjen për të gjithë ata që dashurojnë futbollin nga stadiumi i Hamburgut ku Potugalia dhe Franca përplasin brirët në orën 21:00.

Cristiano Ronaldo nga njëri krah dhe Kylian Mbappe nga tjetri, dy ikona të futbollit, e shkuara dhe e ardhmja, sfidohen mes njëri-tjetrit si dy kapitenët e skuadrave respektive. Një supersfidë për t’u parë e shijuar si nga shkallët e stadiumit, ashtu edhe përpara ekranit. Trajnerët po bëjnë përgatitjet e fundit dhe sipas raportimeve kanë disa dilema secili.

Roberto Martinez pritet të ulë në stol Rafael Leaon dhe vendin e tij e merr Diogo Jota, ndërsa Adrien Rabiot mungon për shkak kartonash për Francën. Vendin e tij do ta marrë Dembele me të cilin ndryshohet edhe moduli në 4-2-3-1. Maja e sulmit është dilema e Deschamps pasi Thuram nuk po performon siç duhet dhe rrezikon ta lërë në stol Kolo Muani.

Formacionet e mundshme:

Portugalia (4-3-3) – Costa; Cancelo, Dias, Pepe, Mendes; Vitinha, Palhinha, Fernandes; Silva, Ronaldo, Jota (Leao). Trajner: R. Martinez
Franca (4-2-3-1) – Maignan; Kounde, Upamecano, Saliba, Theo; Kante, Tchouameni; Dembele, Griezmann, Mbappe; Thuram (Kolo Muani). Trajner: D. Deschamps

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga