Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

Pjesë e rëndësishme e Spanjës, Lamine Yamal gati të thyejë rekorde në Euro 2024

Shkruar nga NEWSPORT
Pjesë e rëndësishme e Spanjës, Lamine Yamal gati të
Lamine Yamal

Lamine Yamal do të jetë një nga lojtarët që pritet të shkëlqejë në Euro 2024 me fanellën e Spanjës. Lojtari i Barcelonës do të ketë mundësinë të thuejë disa rekorde me pjesëmarrjen e tij në Kampionatin Europian.

Yamal ende nuk ka mbushur 17 vjeç dhe nëse luan në ndeshjen hapëse të spanjollëve, atëherë do të bëhej debutuesi më i ri në një turne të tillë, pasi do të jetë 16 vjeç dhe 338 ditësh.

Rekordi mbahet nga Kasper Kozloëski i Polonisë, i cili luajti në një ndeshje në Euro 2020 në moshën 17 vjeç e 246 ditë. Jude Bellingham luajti për Anglinë në të njëjtin Europian në moshën 17 vjeç e 345 ditë.

Gjithashtu nëse talenti spanjoll shënon kundër Kroacisë do të bëhej golashënuesi më i ri në finalet e një Kampionati Europian. Aktualisht ky rekord i përket Johan Vonlanten, i cili në Kampionatin Europian në Portugali shënoi në moshën 18 vjeç dhe 141 ditë. Mbetet të presim për të parë se çfarë paraqitje do të bëjë 16-vjeçari i Barçës dhe nëse do ta shkruajë emrin e tij në librat e artë të turneve të tillë.

Kujtojmë se Spanja do të luajë kundër Kroacisë ditën e shtunë në orën 18:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga